Tuesday, October 22, 2024
HomeLajmeKosovaI zakonshmi Sveçla: Kapjen e drogës në kufi ia atribuon si sukses...

I zakonshmi Sveçla: Kapjen e drogës në kufi ia atribuon si sukses qeverisë Kurti

 

Për kapjen e 9 kilogramë drogë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se Kosova nuk do të jetë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së drogës.

Ai ka theksuar se policia është e gatshme që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo edhe bashkëpunëtorë të krimit.

“Policia e Kosovës përveç angazhimit maksimal në respektim të masave Covid-19, vazhdon punën në luftimin e krimit të organizuar. Falë bashkëpunimit me Doganën dhe Policinë e Shqipërisë, mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë konfiskuar rreth 9 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë. Lidhur me këtë, janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe të njëjtit tani gjinden në mbajtje. Vazhdojmë të theksojmë që Kosova nuk do të jenë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së substancave të tilla”.

Ai nuk ka lënë pa ia atribuar këtë gjetje sukses qeverisë së tij.

“Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në luftimin e krimit të organizuar dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme, që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo bashkëpunëtor të krimit”, ka shkruar Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments