Janë shëruar nga Covid-19, por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë.
Një studim i ri po kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.
Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.
Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.
Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja