Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë për media se nuk do të ketë lirim të masave Anti-COVID.
Ai ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave në një situatë të brishtë epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi.
Përndryshe, ai ka treguar se sot do të takohet me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19 ku do të diskutohet për masat.
“Më 13 shtator është afati i cili e kemi përcaktuar për masa në vendimin e fundit të qeverisë kur janë marrë këto masa, natyrisht në këtë kuadër dje dhe pardje kam pasur takime të shumta edhe me ministritë e linjës duke përfshirë në veçanti, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe sot kemi edhe takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19 ku do të diskutohen këto çështje në raport me masat. Sipas situatës epidemiologjike momentale, nuk pritet që do të ketë lehtësim të masave, mirëpo natyrisht kjo do të jetë një përfundim pas takimit me Komitetin dhe natyrisht pas këtij takimi me ekspertët e fushës dhe rekomandimet e IKSHPK. Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa të kemi një situatë të brishtë”, ka theksuar ai.
Përndryshe, Vitia ka thënë se kanë hartuar planin për ngritjen e kapaciteteve shtesë spitalore dhe fushore në rast të emergjencave shëndetësore.
Megjithëse ai ka thënë se bazuar në situatën e krijuar ditëve të fundit besojnë se një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.
“Duke i pasur parasysh rrethanat kemi hartuar planin për ngritje të kapaciteteve shtesë spitalore dhe fushore, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme në bashkëpunim me shërbimet tjera që të inkuadrohen në rast të emergjencave shëndetësore, pavarësisht se bazuar në ditët e fundit besojmë thellë se kjo nuk do të jetë as e nevojshme”, ka thënë ai,