Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se nipi i tij, Eroniti ka vdekur .
Kadriu ka treguar se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekës prej 4 vjetësh për ta mposhtur sëmundjen, nipi i tij ka vdekur.
Postimi i tij i plotë:
“A bre nipi jem ma i miri
Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri,
Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen,
Nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroj jetë.
Shpirti i jotë i njomë u bëftë dritë në Xhehnet.
O nipi jem daja ka dhimbje t’madhe per nipin”
Po ashtu për vdekjen e 22-vjeçarit ka shkruar edhe këngëtarja, Morena Taraku dhe shumë miq të tij./Express/