Një grup hajnash u futën në një dyqan të kompanisë për bizhuteri luksoze, Bulgari, në Paris, duke u larguar me stoli në vlerë të 10 milionë eurove. Policia nisi një aksion të kërkimit dhe arriti të kapë dy të dyshuar.
Tre persona të armatosur e plaçkitën dyqanin e rinovuar së voni në Place Vendome, në qendër të Parisit, pak minuta pas mesditës së të martës, tha policia franceze.
Një burim i afërt me hetimet tha se hajnat vodhën stoli në vlerë të 10 milionë eurove nga dyqani luksoz, shkruan The Guardian.
Ndryshe, dyqanet e stolive në Paris janë përballur me një varg plaçkitjesh të armatosura në muajt e fundit, ndërsa tema e sigurisë pritet të jetë me peshë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.