Saturday, November 23, 2024
HomeBotaTalebanët marrin vendimin e parë pasi shpallën qeverinë

Talebanët marrin vendimin e parë pasi shpallën qeverinë

Talebanët njoftuan sot qeverinë e përkohshme në Afganistan, që do të drejtohet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI që do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.

Mullah Mohammad Hassan Akhund është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Afganistanit. Ai shërbeu si guvernator i provincës Kandahar gjatë sundimit të mëparshëm të talebanëve në vitet 1990.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Akhund ishte një ndihmës i ngushtë i bashkëthemeluesit të talebanëve Mullah Omar. Një burim taleban i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Akhund është shumë i respektuar brenda lëvizjes.

Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada i kërkoi qeverisë së re që të respektojë rregullat islame dhe ligjin e Sheriatit në Afganistan.

Në një deklaratë të lëshuar në gjuhën angleze, ai gjithashtu u bëri thirrje përgjegjësve të mbrojnë interesat më të larta të vendit dhe të sigurojnë “paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe zhvillim“.

Duke përmendur arsimin, ai tha se qeveria “do të ketë një detyrë të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për shkencat fetare dhe moderne për të gjithë bashkatdhetarët brenda kuadrit të Sheriatit”.

Pak pas njoftimit të qeverisë së re, teksa mijëra protestues ishin mbledhur në Kabul, talebanët kanë marrë vendimin e parë.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se të gjitha demonstratat kanë nevojë për lejen e ministrisë së Drejtësisë dhe policisë dhe asnjë nuk mund të zhvillohet derisa të krijohet qeveria e re.

“Kjo nuk është koha për protesta. Ka rregulla për protestën. Ne e dimë se ka disa njerëz prapa saj që duan të nxisin paqëndrueshmërinë. Dhe ata duan të destabilizim dhe kaos” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments