Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtari i LDK-së: Vetëvendosje ka rënie të votuesve, për atë kërkon shtyrje...

Zyrtari i LDK-së: Vetëvendosje ka rënie të votuesve, për atë kërkon shtyrje të zgjedhjeve

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, vlerëson se shtyrja e zgjedhjeve nuk është kërkesë e drejtë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zogaj thotë se situata me pandeminë është e ngjashme sikur në shkurt kur u mbajtën zgjedhjet nacionale e për këtë kërkojnë që të ketë vetëm shkurtim të fushatës zgjedhore.

“Ne gjatë javëve të fundit po shohim një tendencë të shtyrjes së zgjedhjeve dhe besojmë që kjo është e pavend. Këtë e patëm dëgjuar në qarqe jo formale teksa Konjufca deklaroi mbrëmë për shtyrje të zgjedhjeve i bie që kjo u bë formale”.

“Njësoj e kemi pas situatën edhe në shkurt të ngjashme e kem situatën edhe tash, kundërshtojmë që zgjedhjet të shtyhen por që fushata të shkurtohet pasi grumbullimi i njerëzve mund të kontribuojë në shpërndarjen e COVID-19 prandaj propozojmë që fushata të shkurtohet në 10 ditët e fundit dhe debatet të bëhen nëpër mediume”.

“Edhe në shkurtin e këtij viti kemi pasur situatë të ngjashme dhe kampanjë të hapur e atëherë nuk është kërkuar që të shtyhen zgjedhjet as nga pozita as nga opozita prandaj as tash nuk duhet të shtyhen zgjedhjet”.

Zogaj thotë se nga anketat e bëra del se ka rënie të votuesve për Lëvizjen Vetëvendosje e ngritje për Lidhjen Demokratike të Kosovë e për këtë pozita po kërkon shtyrje të zgjedhjeve.

“Vetëvendosje po kërkon që të shtyhen zgjedhjet pasi në anketa dhe në disponimin e qytetarëve po shihet se ka rënie për ta dhe ngritje për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Anketat që bëjmë ne dhe institucionet ndërkombëtare dhe sondazhet e njëjta i shohim se ka rënie për ta dhe ngritje për ne. Anketa thotë se ka një trend rritës ku del se LDK-ja është në vendin e dytë dhe se për VV-në ka rënie”, tha Zogaj.

Zogaj mes tjerash thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për shkurtimin e fushatës zgjedhore teksa për shtyrjen e zgjedhjeve duhet pajtimi i të gjitha partive politike e shumë nga partitë politike nuk e mbështesin shtyrjen e zgjedhjeve./klankosova/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments