Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosova22-vjeçarja e infektuar vdiq në 24-orët e fundit, MSH-ja nuk e raportoi

22-vjeçarja e infektuar vdiq në 24-orët e fundit, MSH-ja nuk e raportoi

Një 22-vjeçare ka humbur betejën me COVID-19 sot në mëngjes në QKUK, por vdekja e saj nuk është përfshirë në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anipse Ministria e Shëndetësisë çdo 24 orë publikon raportin e viktimave dhe rasteve të reja, në 24 orët e fundit, nuk është raportuar për asnjë vdekje të grupmoshës 20-29 vjeç.

Raporti i MSH-së i 24 orëve të fundit

Lajmin se 22-vjeçarja ka vdekur sot në mëngjes e ka konfirmuar për Express, drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, i cili tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por që e njëjta është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.

“Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes e kemi referuar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments