Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka zhvilluar stërvitjen e parë te Manchester United.
Portugezi nënshkroi për dy vite me gjigantin anglez këtë afat veror.
Pasi theu rekordin si golashënuesi më i mirë në histori me Kombëtare, Ronaldo u rikthye në Manchester ku kreu stërvitjen e parë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të debutojë në ndeshjen e radhës ndaj Newcastle United, derisa formacioni i mundshëm është i ‘çmendur’.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo.