Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaUran Ismaili diskuton me ekspertë europianë në lidhje me programin për Prishtinën

Uran Ismaili diskuton me ekspertë europianë në lidhje me programin për Prishtinën

Këtë të marte, në diskutim ishte i ftuar kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, i cili shpalosi pak nga planprogrami i tij që ka paraparë nëse ai fiton postin e të parit të Prishtinës.

 

”Prishtina u ngrit shpejt, u ndërtuan edhe lagjet që tani po i shohim pra, prapa Bregut të Diellit”.

”Nuk është që nuk ka hapësirë fare të gjelbërt, por ka mungesë kujdesi për to”.

”Këtu ke pasë mundësi të zhvillohesh si komunitet, si lagje. Tani ajo pjesë veç e dijmë, që ekziston një dëshirë e madhe për me u zhvillu, por jo me u balancu”.

”Duhet të bëhen intervenime, ende ka hapësira të mjaftueshme që ne duhet t’i kemi nëpër lagje. Ka njerëz në ‘’Muharrem Fejza’’ që janë duke e përjetu një kohë tejet të vështirë, por nuk duan t’i lëshojnë ato banesa. Pse? – sepse munden me u rregullu, dhe unë besoj që Prishtina ka mjaft hapësirë, ku ne mundemi me intervenu dhe me e balancu jetën mes zhvillimit urban, që është i nevojshëm, por në të njëjtën kohë, me ua dhënë qetësinë njerëzve”.

Ai tregoi edhe një plan për rrugën problematike ‘’Muharrem Fejza’’.

”Duhet të qetësohet trafiku që është i jashtëzakonshëm [në Muharrem Fejza], duhet të krijohen mundësi që banorët ta shfrytëzojnë për vete. Me ecë në Prishtinë, nuk është shumë e këndshme, përkundrazi është mjaft e pakëndshme. Vende-vende, është e pakalueshme”.

Gjithashtu në Rubikon Prishtina Ime, Ismaili pohoi se për hapësirat e biçikletave, ka diskutuar me ekspertë europianë, për të zhvilluar planprojektin e tij në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

”Është një intervenim tjetër që duhet bërë, për punën e biçikletave. Shihet ka Rruga B aty që është bërë diçka por nuk është bërë aq sa duhet. Unë do të flas për to edhe gjatë programit tim, sepse kam diskutuar me ekspertë europianë për hapësirat e biçikletave që duhet të jenë në Prishtinë, dhe se shihet që ato që janë bërë nuk i plotësojnë kushtet, dhe e sheh se janë të fragmentueme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments