Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaHapet rast ndaj pronares së laboratorit në Pejë, kryente analiza anipse lokalin...

Hapet rast ndaj pronares së laboratorit në Pejë, kryente analiza anipse lokalin ia kishin mbyllur që 3 javë

Policia inicon rast ndaj M.SH, 50-vjeçare, pasi kishte filluar të kryejë analiza në laboratorin e saj në Pejë, i cili ishte i mbyllur që nga 19 gushti 2021.

M.SH kishte paguar një gjobë dhe nga organi kompetent i ishte lejuar hapja e laboratorit vetëm për renovim dhe për të vazhduar procedurat administrativë për licencim, ndërsa sot, hetuesit policorë së bashku me inspektorë të shëndetësisë, kanë siguruar informata se M.Sh., përsëri kishte filluar të kryente analiza në laborator me licencë të pezulluar dhe pa staf adekuat (biokimist), përfshirë teste për Rapid-Sars COV-2.

Ajo, mostrat i kishte dërguar për analizë në një laborator tjetër në Pejë. Inspektorët kanë përpiluar procesverbal mbi të gjeturat dhe me pas e kanë mbyllur laboratorin e të dyshuarës. Po ashtu, policia dhe inspektorët kanë inspektuar edhe laboratorin tjetër ku ishin dërguar mostrat për testim, për të gjeturat edhe këtu është përpiluar procesverbal.

“Hetuesit policorë e kanë intervistuar të dyshuarën në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin nga PTH Pejë, rasti i iniciuar ‘ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, vazhdohet të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, pos që do të jetë e përfshirë në aktivitete drektë në realizimin e masave të institucioneve karshi parandalimit të përhapjes së pandemisë, policia do të vazhdojë të hetojë e të trajtojë çdo rast kur rrezikohet shëndeti publik duke ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore e farmaceutike”, thuhet në komunikatën e PK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments