Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaPrej 15 shtatorit paralajmërohet reciprociteti për targat e veturave me Serbinë

Prej 15 shtatorit paralajmërohet reciprociteti për targat e veturave me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar pas takimit të sotëm me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave përtej 15 shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje të arritur shumë vite më parë në Bruksel.

Bislimi tha se Kosova do të sillet njësojë siç bën Serbia me veturat me targa të Kosovës (RKS), duke paralajmëruar reciprocitet.

Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.

Dhe kjo pritet të ndryshojë pas 15 shtatorit, sipas Bislimit.

Kjo ishte një prej temave që është diskutuar sot në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së, para takimit trepalësh që do të mbahet nesër po në Bruksel, e ku në tavolinë do të jetë edhe delegacioni i Serbisë.

Në fakt, tema e vetme për çfarë janë pajtuar palët në takimet e ndara me Lajçakun është ajo e të zhdukurve, por edhe këtu Kosova ka kushtet e saj, pasi Serbia ka përfshirë në delegacion Velko Odaloviqin, të dyshuar për krime në Kosovë, e i cili është në kryetar i Komisionit për personat e pagjetur në Serbi.

Kosova ka mundësi të mos pranojë takimin në rast se Odaloviiq do të jetë në tryezën e bisedimeve. Madje, Bislimi ka thënë se Kosova do të nisë procedurën për të shpallur atë persona non-grata.

Në takim me Lajçakun është diskutuar edhe për energjinë elektrike në veri, përkatësisht gjetjen e formës për inkasimin e mjeteve në atë pjesë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments