Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaMbi 25 mijë gjoba shqiptoi policia që nga hyrja në fuqi e...

Mbi 25 mijë gjoba shqiptoi policia që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID

Mbi 25 mijë gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës nga 30 gushti kur u miratuan masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 

Në polici thonë se qytetarët po zbatojnë rregullat në masë të madhe derisa dënimet më të shumta janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje.

“Numri nuk është i vogël për arsye se ne kemi dashtë që fillimisht ta prekim anën e sensibilizimit. Më pastaj kemi kaluar në dhënien e vërejtjeve për të shmangur atë dhe për të treguar se qëllimi është sensibilizimi dhe parandalimi. Në një pikë kur vijmë te mos arritja e qëllimit të këtyre dy pikave të para atëherë jemi të detyruar të shqiptojmë gjoba”, tha Kelani.

“Nëse i marrim shifrat nga data 30 gusht kur kanë hyrë në fuqi masat e reja ne kemi shqiptuar diku mbi 25 mijë gjoba. Po flas me informacionet që i kam deri më datën 6 shtator dhe bazuar në këto shifra janë t përfshirë edhe personat fizik juridik’, shtoi ai për RTV21.

Kelani tha se i lartë është edhe numri i vërejtjeve por se qytetarët kanë nis t’i zbatojnë rregullat e reja.

“Kanë qenë diku edhe mbi 8400 vërejtje që policia e Kosovës i ka dhënë ndaj qytetarëve”, tha Kelani.

“Qytetarët tani janë duke e zbatuar në masë të madhe vendimin qofshin ato për bartje të maskës, për distancë por edhe nga ana e biznesit. Numri më i madh i gjobave është ndaj personave fizik kryesisht për mosmbajtje të maskës’, shpjegoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments