Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Ndihma me vaksina e Polonisë mund të jetë shenjë e ndryshimit...

Latifi: Ndihma me vaksina e Polonisë mund të jetë shenjë e ndryshimit të qasjes së ftohtë të shtetit polak ndaj Kosovës

Polonia ka ndarë 100 mijë vaksina Anti-COVID për Kosovën, e këtë ndihmë e ka komentuar profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i cili tha se kjo mund të jetë shenja e parë e ndryshimit të qasjes së ftohtë të shtetit polak ndaj Kosovës, të cilën e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë.

Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se rrethanat e reja në Evropë ka mundësi që mund ta kenë nxitur Poloninë që të rimendojë politikën e saj në raport me Kosovën.

“Kosova ka tentuar disa herë që ndikojë në ndryshimin e këtij qëndrimi, por pa sukses. Tani rethanat e reja të krijuara në Europë mund ta kenë nxitur Poloninë ta rimendojë politikën e saj në raport me Kosovën. Rritja e skepticizmit në Poloni ndaj Bashkimit Europian dhe përpjekjet agresive të Rusisë për të rikthyer influencën e saj në Europën Lindore dhe në Ballkan, paraqesin shqetësim për Poloninë, e cila historikisht i ka paguar shtrenjtë ambiciet e Rusisë në Europë”, shkroi Latifi.

Ai shtoi se Polonia është e interesuar qartësisht që të jetë me afër me ato shtete, të cilat influencën ruse në Europë e konsiderojnë të dëmshme për interesat e tyre kombëtare, e që sipas tij, në këtë pikëpamje polakët dhe shqiptarët ndajnë të njëjtin shqetësim.

 

 

Postimi i plotë i Blerim Latifit pa ndërhyrje:

Sot mediat njoftuan se Polonia paska vendosur t’i dhurojë 100 mijë vaksina pfizer Kosovës. Ky veprim përkrahje nga Polonia në ditët e vështira nëpër të cilat po kalon Kosova me pandeminë, mbase është shenjë e parë e ndryshimit të qasjes së ftohtë, të cilën shteti polak e ka pasur ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Në ato kohë politika polake ishte ndarë midis disa opcioneve të reagimit ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Njëri opcion ishte njohja e menjëhershme. Tjetri ishte mosnjohja. Një opcion i tretë ishte shtyrja për më vonë e vendimit rreth Kosovës. Në fund ishte vendosur për një kompromis midis këtyre opcioneve: njohje e pavarësisë, por pa vendosur marrëdhënie diplomatike.

Kosova ka tentuar disa herë që ndikojë në ndryshimin e këtij qëndrimi, por pa sukses. Tani rethanat e reja të krijuara në Europë mund ta kenë nxitur Poloninë ta rimendojë politikën e saj në raport me Kosovën. Rritja e skepticizmit në Poloni ndaj Bashkimit Europian dhe përpjekjet agresive të Rusisë për të rikthyer influencën e saj në Europën Lindore dhe në Ballkan, paraqesin shqetësim për Poloninë, e cila historikisht i ka paguar shtrenjtë ambiciet e Rusisë në Europë.

Në këtë kontekst Polonia është e interesuar qartësisht që të jetë me afër me ato shtete, të cilat po ashtu influencën ruse në Europë e konsiderojnë të dëmshme për interesat e tyre kombëtare. Në këtë pikëpamje polakët dhe shqiptarët ndajnë të njëjtin shqetësim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments