Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.
Një grua dhe vjehrri i saj nga fshati Turjakë, Komuna e Malishevës kanë humbur jetën së fundi si pasojë e këtij infektimit.
Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga mediat lokale.
Duhet përkujtuar që poashtu mbrëmë në Gjilan, saktësisht në fshatin Zhegër kanë humbur jetën nëna bashkë me djalin e saj pas infektimit me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjithsej 28 persona ndërsa brenda një jave në Kosovë janë shënuar mbi 100 viktima për shkak të këtij virusi.