Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaFSShK kërkon takim urgjent me krerët institucionalë, paralajmëron veprime sindikale

FSShK kërkon takim urgjent me krerët institucionalë, paralajmëron veprime sindikale

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, po vazhdon të shprehë pakënaqësitë ndaj vendimeve të Qeverisë sa i përket trajtimit të punonjësve shëndetësorë.

 

Me këtë rast FSShK, thotë se ka kërkuar edhe njëherë takim urgjent me krerët e institucioneve shtetërore për t’i shpalosur qëndrimet e tyre karshi situatës së krijuar nga COVID-19.

FSShK thotë se ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqatat sindikale, odat e profesionistëve shëndetësorë, ku do të bashkërendojnë aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 shtator.

Njëra ndër kërkesat e FSShK-së mbeten pagesat për punë shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments