Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaKuçi: Kurti dhe Sveçla po tentojnë të ushtrojnë pushtet autoritar, por PSD...

Kuçi: Kurti dhe Sveçla po tentojnë të ushtrojnë pushtet autoritar, por PSD nuk do të ndalet

Dhunë të tepruar të Policia së Kosovës ndaj aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, po i konsideron Natyra Kuçi, zëdhënëse në këtë parti.

 

Teksa në Kosovë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka mbajtur një konferencë për medie rreth funksionalizimit të kësaj gjykate, disa aktivistë të PSD-së, e kanë ndërprerë atë.Kuçi thotë se vizita e saj nuk mund të kalonte pa asnjë proteste, duke thënë se edhe Qeveria ka zgjedhur heshtjen.

“Po sot Partia Socialdemokrate bëri një aksion simbolik ku brenda, (Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova), po “raportonte” për Gjykatën Speciale. Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar, themelimin dhe operimin e kësaj Gjykate, e kemi cilësuar si të padrejtë, e që është një gjykatë njëetnike dhe që është themeluar pas shumë e shumë gjykimeve që i janë bërë luftës për Çlirim dhe Pavarësi të Kosovës. Sot të kalonte kjo ditë pa asnjë lloj proteste, për neve ishte e pamundur, meqenëse e dimë se kush ka qenë agresori, e dimë sesi është zhvilluar lufta e Kosovës, dhe e dimë se lufta e Kosovës nuk ka qenë për pushtim dhe sulmim, por ka qenë për të përfituar të drejtat dhe liritë, të cilat janë të garantuara me çdo konventë të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Kritika pati edhe për pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të cilët thotë se kanë ushtruar dhunë të paparë ndaj aktivistëve.

Madje për këtë sipas saj fajtorë janë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Për këtë të fundit, thotë se tenton të ushtrojë pushtet autoritar në Kosovë.

“Mendoj se Policia e Kosovës tashmë e ka përqafuar këtë regjim të ri, i cili është në krye të policisë së Kosovës, është Xhelal Sveçla, i cili nuk ka fuqi por ka pushtet, një njëri që gjithmonë e njohim, ka qenë një njëri ka dashur të ndrydhë dhe të shtrojë autoritet. Pra një njëri që dëshiron të ushtrojë autoritet është krahu i djathtë i Albin Kurtit për të instaluar një pushtet autoritar në Kosovë. Ai drejton Policinë e Kosovës dhe qasja e tij është e dhunshme, shtypëse dhe në temat të cilat janë të ndjeshme, siç është Gjykata Speciale, ai mundohet ta ndrydhë sa më shumë zërin kritik dhe atë protestues”, tha ajo, teksa shtoi se për këtë PSD-ja nuk do të ndalet, raporton EO.

“Ne jashtë vazhdonim të shënonim “non grata” në veturat zyrtare të EULEX-it, mirëpo policia e Kosovës si zakonisht me PSD-në reagojë në shpërputhje dhe aty u pa një dhunë e cila ishte joproporcionale, ishte e paarsyeshme në raport me aktivistët e tonë, dhe në këtë aksion simbolik, u arrestuan kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Agron Kabashi, Qëndrim Sahiti dhe Zgjim Hyseni”, tha ajo.

Kritika pati edhe për heshtjen e Qeverisë së Kosovës rreth kësaj vizite, teksa thotë se heshtja është bashkëfajtore.

“Kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen për temat të cilat nuk i konvenojnë sepse kur ke pushtet, heshtja është të jesh bashkëfajtor dhe të jesh pjesë e këtij gjykimi makabër që po i bëhet përpjekjes për liri. Mirëpo për ta nxjerrë nga heshtja (Qeverinë), duhet aktivizim i madh politik. Nuk duhet ta lëmë të kalojë kaq lehtësisht qeverinë Kurti pa dhënë asnjë deklaratë dhe pa dhënë asnjë qëndrim për këtë vizitë të Kryetares Trendafilova”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments