Saturday, November 16, 2024
HomeBotaMerkeli përplaset me zëvendësin e saj

Merkeli përplaset me zëvendësin e saj

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, teksa ka bërë prezantimin e qeverisjes së saj, ka sulmuar mendësinë e mundësisë së një administrate të ardhshme të krahut të majtë, duke u përpjekur ta forcojë kandidatin e partisë së saj.

 

Ajo po ashtu është përplasur me zëvendësin e saj – që është kandidat i partisë rivale e që po udhëheq në sondazhet e deritashme – për një koment kur ai i përshkroi njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 si “kavje laboratori”.

Liderja gjermane ka thënë para Parlamentit se “askush nga ne nuk ishte dhe nuk është në asnjë mënyrë një kavje laboratori kur bëhet fjalë për vaksinim”.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz, partia e së cilit, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, po udhëheq në sondazhet për zgjedhjet e 26 shtatorit, së fundmi e përdori këtë fjalë për tërësisht të vaksinuarit në raport me ata që deri tash janë përmbajtur nga vaksinimi.

Ai ka thënë se është i vaksinuar dhe të tjerët duhet të bëjnë njëjtë.

Merkeli, megjithatë, nuk është pajtuar me mesazhet e zëvendësit të tij.

Kancelarja ka thënë se “as Olaf Scholz, as unë, e askush” s’ishte “kavje laboratori” në marrjen e vaksinave të miratuara në Gjermani.

Ky konsiderohej fjalim i pazakontë i Merkelit që vazhdimisht është përmbajtur në deklaratat e saj dhe, sipas AP-së, reflektonte shqetësimet për perspektivën e pasuesit të saj në Unionin Demokratik të Gjermanisë, Armin Laschet, si kandidat për të qenë kancelar.

Sondazhet e fundit kanë treguar se kjo parti po rrëshqet në vendin e dytë, me Scholzin dhe partinë e tij që kanë kaluar në pozitën e parë. Ai po ashtu është ministër i Financave në Gjermani.

Në vendin e tretë janë ambientalistët, me lideren Annalena Baerbock.

Nga zgjedhjet pritet që të dalë ndonjë koalicion i madh qeverisës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments