Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani: Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të Kosovës

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës.

 

“Në këtë ditë historike, jemi falënderues ndaj grave e burrave të Kosovës, të cilët 31 vjet më parë patën dijen, vizionin e guximin që ta miratojnë Kushtetutën e Kaçanikut, dokumentin përmbajtjesor, me të cilin nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Të frymëzuar nga idealet e lirisë dhe demokracisë, delegatët e Kuvendit të Kaçanikut sfiduan guximshëm veprimet represive dhe kërcënimet brutale të regjimit të Serbisë, duke u bërë udhërrëfyes në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Osmani ka shkruar se tri dekada më parë, ëndrra e brezave për shtetin e Kosovës mori formë.

“Së pari Deklarata e 2 korrikut 1990 e pas saj Kushtetuta e Kaçanikut e bënë Kosovën Republikë, i dhanë kuptim thirrjes së hershme, kauzës sonë për liri, demokraci e shtet. Urime Dita e Kushtetutës së Kaçanikut, e bëfshim Kosovën çdo ditë e më të mirë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments