Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Do të ju hakmerrem”, qytetari që i kanosi policët në Mitrovicë dënohet...

“Do të ju hakmerrem”, qytetari që i kanosi policët në Mitrovicë dënohet me 2 mijë euro

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të martën e ka dënuar me katër muaj burgim, të akuzuarin për kanosje e fyerje të policëve, A.T.

Por, ky dënim me burgim me pëlqimin e të akuzuarit do t’i zëvendësohet me gjobë në lartësi prej 2 mijë euro.

Gjykatësja Lidija Vuqeroviq deklaroi se i akuzuari T. gjithashtu është i obliguar të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësore dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Vuqeroviq, ka thënë se palët kanë të drejtë në ankesë brenda afatit ligjor.

Aktakuza e ngritur më 23 gusht 2021, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngarkon A.T se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Driton Deliu” në Mitrovicë në mënyrë serioze i kishte kanosur me fjalë personat zyrtar në lidhje me punën e tyre dhe atë policët F.U, B.F dhe G.A

Siç thuhet në aktakuzë, në afërsi të diskotekës, pasi që e kishte ndalë automjetin e policisë në të cilën kishin qenë policët, të cilët kishin ardhur t’i ndihmojnë kolegët e tyre të cilët ishin në një intervenim në një diskotekë, pas një diskutimi të shkurtë me ta i kishte thënë atyre “shkoni q….. me koleget e juaja, se të gjithë ju policët jeni m….. i njëjtë”, “zgjidheni këtë ose unë do të dalë tani me kallashnikov edhe ju vras të gjithëve”, duke aluduar në personelin e diskotekës, e pasi kishte qenë e qartë se kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të frikës se ka mundur t’i shkaktojë diçka të keqe dikujt në diskotekë është arrestuar nga ana e policisë dhe gjatë rrugës për në stacionin policor tërë kohën në automjet i kishte fyer policët e lartcekur, duke i sharë dhe i kanosur seriozisht me fjalët “nuk do të ju lë me kaq, do të ju kthej, do të ju hakmerrem”, që tek të njëjtit kishte shkaktuar frikë me fjalët e tij i kishin përjetuar si kanosje serioze.

Më këtë, T. po akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja”, nga neni 181, par.3, lidhur me par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments