Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDaut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast...

Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se e drejta për të protestuar garantohet me Kushtetutë, prandaj sipas tij, Inspektorati i Policisë së Kosovës duhet ta trajtojë arrestimin e Molliqajt, për të parë nëse ka pasur tejkalim të kompetencave.

“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar, prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarvajtjen e konferencës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments