Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAAK-ja-Konjufcës pas deklaratave për Haradinajn: Ruajeni fytyrën, jeta është e gjatë e...

AAK-ja-Konjufcës pas deklaratave për Haradinajn: Ruajeni fytyrën, jeta është e gjatë e s’i dihet

Grupi Parlamentar i AAK-së i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për deklaratën e këtij të fundit për të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj se ka probleme me ligjin.

Përmes një komunikate GP i AAK-së thotë se Konjufca s’duhet të merret me shpifje por të përgjigjet pse Kosova është shndërruar në vend të vdekjes.

“Prandaj ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je Kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Tutje në reagim AAK ka thënë që të ruajnë fytyrën sepse jeta është e gjatë e nuk i dihet.

“Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik.
Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet”, thuhet tutje.

Reagimi i plotë:

Kur “Ushtria Fashiste e Facebook-ut” e Albin Kurtit shanë e sulmon gjithësecilin dhe për gjithçka, kjo edhe është e kuptueshme se atë detyrë kanë dhe për atë paguhen. Po kur i jep gojës pa fre edhe njeriu që e mban postin e Kryetarit të Kuvendit, kjo është shqetësuese.
Ky zotnia bëhet edhe prokuror, edhe gjyqtar edhe pa fije turpi flet broçkulla në publik, se si Ramush Haradinaj paska probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion!
Sa për informimin e opinionit publik e jo për oborrtarët e Albin Kurtit ( se këta të fundit e dijnë të vërtetën), Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij!
E dyta, e dini ju e gjithë të tjerët se ky Shtet e ka një sistem që merret me shpronësimin e tokave, kjo për projekte të interesit nacional dhe ky sistem është krejtësisht i pavarur dhe jashtë kontrollit të çdo kryeministri.
Prandaj ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je Kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd!
Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik.
Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments