Monday, November 25, 2024
HomeBotaPamje: Kryeministri i Kanadasë goditet me zhavorr gjatë fushatës

Pamje: Kryeministri i Kanadasë goditet me zhavorr gjatë fushatës

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është goditur me gurë të hedhur nga disa protestues gjatë një ndalese që bëri në fushatë.

Ai po kthehej në autobusin e fushatës pas vizitës që i bëri një birrarie, kur u godit nga gurë të vegjël. Trudeau nuk pësoi lëndime, shkruan BBC.

Trudeau muajin e kaluar i shpalli zgjedhjet e parakohshme me shpresë për ta fituar shumicën me Partinë Liberale. Megjithatë, fushata e tij është përcjellë me protesta kundër detyrimit për vaksinim kundër koronavirusit dhe kundër masave tjera kufizuese.

Vetëm para disa ditëve, Trudeau u detyrua që të anulonte një aktivitet fushate, pasi një grumbull i protestuesve të zemëruar reaguan me vrull kundër organizimit.

Duke folur para gazetarëve rreth këtij incidenti gjatë fluturimit me aeroplan, Trudeau tah se mund të jetë goditur në krah dhe e krahasoi incidentin me një rast të vitit 2016, kur një grua i kishte hedhur fara të kungullit.

Kryetari i Partisë Konservatore në opozitë, Erin O’Toole, e quajti incidentin të neveritshëm. “Dhuna politike kurrë nuk justifikohet dhe mediet tona duhet të jenë të lira nga frikësimi dhe dhuna”, shkroi ai në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments