Qeveria e Kosovës dje ka marrë masa të reja kundër virusit COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.
Si masë përsëri është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa është vendosur që gastronomia të mbyllet për 11 ditë, deri më 18 prill.
Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.Reklamë
Më poshtë keni vendimin e plotë: