Monday, November 25, 2024
HomeSportPresidenti i PSG-së i quan fabulistë dhe dështakë Real Madridin, Barcelonën dhe...

Presidenti i PSG-së i quan fabulistë dhe dështakë Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka goditur klubet të cilat u përpoqën ta krijonin Superligën Evropiane, duke i quajtur fabulistë dhe dështakë ideatorët e saj.

Al-Khelaifi tha se UEFA doli fituese nga kjo mosmarrëveshje dhe i goditi tri klubet rebele të cilat ende s’e kanë braktisur projektin e krijimit të një lige ndarëse.

PSG-ja, bashkë me Bayern Munich, ishin dy klubet e vetme të mëdha evropiane që nuk iu bashkuan nismën për ligën e shkëputur.

“Nuk do të shpenzoj shumë kohë duke folur për 18 prillin dhe ‘ligën jo aq super’, sepse nuk më pëlqen të përqendrohem tek fabulistët dhe dështimet”, tha Al-Khelaifi, i cili tani është shef i Shoqatës së Klubeve Evropiane.

Ai shtoi: “Ne së bashku i mbrojtëm interesat e futbollit evropian për të gjithë. Ne i bëmë ballë puçit të mesnatës. Unë thashë ‘ne do të fitojmë’ dhe ne fituam”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments