Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi!

Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Kushtetutën e Kaçanikut, me rastin e 31 vjetorit.

Përmes një statusi në Facebook, ai thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi.

“…  sot shtëpia jonë e përbashkët, Republika e Kosovës, duhet të jetë vatër e ngrohtë për secilin, që ofron mundësi për jetë, punë e ardhmëri”, ka thënë ai.

29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Postimi i plotë:

Duke shprehur mirënjohje të përjetshme për deputetët e 7 shtatorit 1990, kujtojmë sot aktin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Kaçanikut, nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore.

Duke kujtuar, kohërat e vështira të okupimit, rrugën e vështirë deri te liria, nderojmë sakrificën e secilit që dha mundin, gjakun dhe jetën, që ne të kemi shtet dhe kushtetutë.

Duke respektuar përpjekjet shekullore për liri, frymën e Kushtetutës së Kaçanikut, është obligim i joni që t’i ruajmë si gjërat më të shenjta, lirinë, demokracinë dhe institucionet demokratike.

Ruajtja e rendit kushtetues demokratik, bëhet së pari duke respektuar vlerën e jetës njerëzore, në përballjen tonë me sfidën e shekullit.

Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi. E sot shtëpia jonë e përbashkët, Republika e Kosovës, duhet të jetë vatër e ngrohtë për secilin, që ofron mundësi për jetë, punë e ardhmëri.

RH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments