Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGërmia mbetet e mbyllur, kërkohet ariu

Gërmia mbetet e mbyllur, kërkohet ariu

Peizazhi i mbrojtur natyror, Gërmia, edhe të hënën qëndroi i mbyllur për shkak se ende nuk u gjet ariu, i cili u lajmërua nga një qytetare se e kishte parë në park.

Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari, tha se Gërmia nuk do të hapet derisa të gjendet ariu.

“Ne kemi angazhuar vetëm ekipet tona, do të thotë ekipin e emergjencës në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe rojat e peizazhit të mbrojtur të Gërmisë. Të njëjtit janë që nga dita e djeshme duke kontrolluar parkun”, tha ajo për Klan Kosovën.

Por mbyllja e parkut nuk ka paraparë edhe mbylljen e restoranteve veçse ato në mungesë të qytetarëve ishin pa mysafirë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments