Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaLypësi dënohet me 500 euro në Ferizaj, nuk e ndalon aktivitetin

Lypësi dënohet me 500 euro në Ferizaj, nuk e ndalon aktivitetin

Të dielën, policia në Ferizaj, dënoi H.Sh me një gjobë prej 500 euroMegjithatë, i njëjti vazhdoi aktivitetin e lëmoshës edhe të hënën.

Kërkimi i lëmoshës në qytet është i ndaluar, por H.Sh nga Shqipëria nuk është ndalur edhe pas disa paralajmërimeve nga policia, raporton T7.

69-vjeçari ishte njoftuar disa herë nga policia se puna që bënë është e ndaluar.

Mirëpo ky i fundit nuk është i vetmi lëmoshë kërkues në këtë qytet.

Edhe të tjerët po kryejnë një veprimtari të tillë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj që nga 4 qershori ka filluar një plan operativ.

Ky plan ka për qëllim ndalimin e kërkim lëmoshës në këtë qytet.

Gjatë aksioneve të zhvilluara nga Policia e Kosovës ka raste kur personave lëmoshë-kërkues u është gjetur një shumë e konsiderueshme e parave.

Është ky rasti i një 83 vjeçari të cilit janë gjetur para në vlerën prej 1150 euro.

Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë thirrje që qytetarët sapo të shohin raste të tilla të lajmërojnë menjëherë forcat e rendit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments