Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj për Prishtinën: Do t’i mbulojmë ceremonitë mortore në vlerë 500 euro

Haradinaj për Prishtinën: Do t’i mbulojmë ceremonitë mortore në vlerë 500 euro

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinajm, nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook është zotuar se në rastet mortore do jetë pranë qytetarëve të Prishtinës.

Ai ka thënë se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do të bëjë rregullime në këtë organizatë, sepse sipas tij, është imazh dhe pasqyrë dhe se shpenzimet për këtë nuk shkojnë mbi 50 mijë euro.

“Komuna do të mbulojë shpenzimet e ceremonive mortore të qytetarëve në vlerë prej 500 euro, si dhe do të mbulojë shpenzimet për një drekë mortore të familjes. Në vlerë të shumës 50.000 euro do të mbulohet rregullimi i morgut, te varrezat e Prishtinës”, ka bërë të ditur Haradinaj.

“Mbi 11 mijë vdekshmëri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i kemi për çdo vjet. Ato familje kur kanë vdekshmërinë në familje që nuk kanë kapacitet ose mundësi për me i marrë obligimet në drekën e vdekshmërisë, komuna në bashkëpunim me Bashkësinë Islame e kryn ceremoninë, ose edhe në bashkëpunim edhe me përgjegjës tjerë fetarë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka theksuar se ka pasur një iniciativë për hapjen e një kuzhine për rastet sociale në kryeqytet, të Bashkësisë Islame të kryeqytetit, por në mungesë të hapsirave nuk është implementuar.

“Unë iu kam premtu, jom zotu se në rastin e parë nëse unë e marrë besimin e qytetarëve, Bashkësia Islame ka me e pas këtë mundësi edhe natyrisht kemi me e kthy në zbatim”, përfundoi Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments