Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaMurati: Kosova po rimëkëmbet shumë shpejtë

Murati: Kosova po rimëkëmbet shumë shpejtë

Sot më 6 shtator, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Veriore “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Rritja përtej COVID-it”.

Prezent në panel me Ministrin Murati ishin homologët e tij nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare shtetërore dhe ndërkombëtare.

Ministri Murati përgjatë fjalës së tij në panel diskutoi lidhur me ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe politikave të mirëfillta publike, Kosova është duke u rimëkëmbur në hapa shumë më të shpejtë se sa që ishte e parashikuar nga indikatorët fillestarë.

Më tutje, Ministri Murati prezantoi masat që ka ndërmarrë Qeveria për të luftuar impaktin e pandemisë dhe sqaroi se ato veçse kanë filluar të ndikojnë në ringjalljen ekonomike të vendit.

Fokusi kryesor i këtyre masave është formalizimi i ekonomisë, fuqizimi i grave dhe të rinjëve në tregun e punës, rritja e prodhimit dhe rritja e mirëqenies sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments