Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaValbon Krasniqi tregon se a duhet të vaksinohen gratë shtatzëna

Valbon Krasniqi tregon se a duhet të vaksinohen gratë shtatzëna

Nuk ka dilemë. Gratë shtatzëna duhet të vakzinohen edhe në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, grat shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen.

“Të gjitha vrojtimet pra vështrimet që i kanë bërë studiuesit që merren me përcjelljen e efekteve të mundshme anësore në këtë kategori të popullatës kanë treguar që nuk kanë vërejtur efekte anësore dhe të dëmshme të cilat do të rezultonin me rekomandime për mos me u vaksinu grat shtatzëna, pra rekomandimi edhe i qendrës për kontroll të infeksionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe institucioneve tjera kredibile, është që edhe grat shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen”, ka thënë Krasniqi.

Përveç kësaj ai sqaron për qytetarët që ende kanë dilema rreth kohës së vaksinimit se vaksinën mund ta marrin edhe pas një muaji si ata që kanë kaluar Covidi-në, si dhe ata që kanë marrë dozën e parë dhe janë infektuar pastaj dhe kanë kaluar covidin.

“Ju mund ta merrni vaksinën qysh 1 muaj pasi që e keni kaluar covidin dhe nuk ka asgjë të keqe, por edhe nëse pritni 3 deri në 6 muaj nuk bëni asgjë keq sepse konsiderohet që keni imunitet. Dhe sa i përket se nëse keni marrë dozën e parë jeni infektuar dhe keni kaluar covidin përsëri vlen e njëjta gjë”, tregon Krasniqi.

Ndërkaq, sa i përket procesit të vaksinimit kreu i SHSKUK-së thotë se në Kosovë ka filluar me vonesë, shkruan Gazeta Infokus.

“Procesi i vaksinimit ka filluar pak me vonesë në vendin tonë megjithatë ajo që kemi parë sidomos muajin e fundit ka pasur një inkurajim një kërkesë më e madhe e qytetarëve për tu vaksinuar, pra është arritur të vaksinohen mesatarisht rreth deri në 20 mijë  persona ose 20 mijë qytetarë brenda ditës, prandaj unë do të kisha vazhduar të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të shkojnë në qendrat e vaksinimit dhe të vaksinohen”, ka thënë Valbon Krasniqi

Sipas tij vaksinat janë arma më e fortë që e ka njerëzimi kundër infeksioneve dhe shumë shpejtë priten të vinë edhe ardhja e dozave të tjera të vaksinave, shkruan Gazeta Infokus.

“Shumë shpejt pritet edhe ardhja e dozave të tjera të vaksinave që do të ketë sasi të mjaftueshmë të tyre dhe të ju them të drejtën nuk do të ja falnim vetës asnjëherë dhe asnjë qytetarë nuk duhet të ja falë vetit nëse mbetet i pa vaksinuar. shkenca mjekësore e ka vërtetuar tashmë disa herë jo vetëm për covidin por vaksinat janë arma më e fortë që njerëzimi ka në dorë për tu mbrojtur nga infeksionet virale pra për tu mbrojtur edhe nga covidi”, ka thënë Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments