Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohen pesë persona për mosrespektim të masës së vetizolimit

Arrestohen pesë persona për mosrespektim të masës së vetizolimit

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e pesë personave në pikën kufitare në Brnjak, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masën e vetizolimit.

Arrestimi i tyre është bërë dje kur policia ka vërejtur se nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë persona.

“Personat me inicialet, M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës ishin dërguar në vetizolim në kohëzgjatje prej shtatë ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së  për masat kundër pandemisë COVID-19”, njofton policia.

Mirëpo ata kishin thyer masën e vetizolimit dhe pas arrestimit prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal për veprën  “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.

“Personat e dyshuar janë marrë nga  stacioni policor në Prizren për t’u dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës. Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit i qeverisë për parandalimin e pandemisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments