Tuesday, November 5, 2024
HomeLajmeKosovaEksperti i arsimit flet se a duhet të shtyhet sërish viti shkollor

Eksperti i arsimit flet se a duhet të shtyhet sërish viti shkollor

Shtyrja e sërishme e fillimit të vitit shkollor, do të ishte e padrejtë ndaj nxënësve dhe do të shkaktonte dëme më të mëdha në procesin e mësim nxënies, kështu tha njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.

 

Keqësimi i situatës me pandemi ka bërë që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të shtyj deri më 13 shtator nisjen e vitit të ri shkollor.Situata vazhdon të jetë e rënduar, megjithatë, MAShTI është duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor për javën e ardhshme.

Qehaja nga instituti “Edguard”, tha se shtyrja nuk është e nevojshme te marr parasysh se nuk ka thirrje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), që të pronlogohet fillimi i procesit mësimor.

“Ne shpresojmë shumë që të mos ketë çfarëdo shtyrje tjetër të procesit mësimor përtej 13 shtatorit, besoj që edhe këto 2 javë janë të tepërta, mirëpo kur konsiderohet që eventualisht mund të zëvendësohen, atëherë mund të jenë të pranueshme. Mirëpo, çfarëdo shtyrje tjetër, përfshirë edhe rikthim të gjysmuar do të paraqet një problem të vërtetë për sistemim tonë arsimor dhe një dëm të madh në proces të mësimnxënies”, tha ai për EO.

“Shtyrja do të ishte e padrejtë ndaj fëmijëve, veçanërisht kur dihet dëmi afat gjatë prej mos prezencës në shkollë. si dhe edhe në linjë me vet rekomandimet e OBSh-së, e cila në asnjë moment nuk thërret për ndërprerje të procesit mësimor, mirëpo në vazhdimësi rikujton për një disiplinë më të madhe të komuniteti të shkollës për një menaxhim të pandemisë”.

Tutje, ai thotë se mësimi plotësues duhet të jetë prioritet i vitit shkollor 2021-2022, por duke u fokusuar të ngecjet individuale të secilit nxënës.“Me gjitha të meta në sistem si rezultat i pandemisë, mësimi plotësues dhe shtesë bëhet prioritet. Por mësimi plotësues duhet të ketë kuptim në momentin kur mësimdhënësi ka përkushtim më të madh individual të secilit nxënës me ngecje, në mënyrë që edhe reagimi të jetë individual. Pra mësimi plotësues në koncept institucional mund të jetë i mirë në nxitjen e politikave, mirëpo ka fuqi vetëm kur individualizohet nga secili mësimdhënës për secilin nxënës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments