Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShfaqen variante të reja, SHBA pranë aplikimit të dozës përforcuese të vaksinës

Shfaqen variante të reja, SHBA pranë aplikimit të dozës përforcuese të vaksinës

Derisa miliona amerikanë lëvizin lirshëm, ka shqetësime që shtimi i udhëtimeve dhe grumbullimeve masive mund të sjellë një valë tjetër të Covid-19. Spitalet në disa shtete janë të tejmbushur me pacientë.

“Po vendosim rekord rastesh dhe kemi shifra rekord të të shtruarve në spitale që luftojnë Covid-19, apo të intubuar që luftojnë për jetën”, shprehet Andy Beshear, guvernator i Kentucky.

Rreth 100 mijë persona janë të hospitalizuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave zyrtare nga departamenti i shëndetësisë.

“Një pjesë e kësaj ka ardhur si shkak i fushatave të mëdha të dezinformimit dhe njerëzit besojnë informacione që nuk janë të vërteta.”, deklaron Larry Hogan, guvernator i Maryland.

Zyrtarët shëndetësor monitorojnë me kujdes një tjetër variant të quajtur “Mu”.

“Aktualisht nuk është një kërcënim.”, thotë Fauci.

Rregullatorët federalë po shqyrtojnë mundësinë e autorizimit të një doze përforcuese në javët e ardhshme. Virologu Fauci tha për CBS se Shtëpia e Bardhë dëshiron aplikimin e një doze të tretë duke nisur nga 20 shtatori, por ky plan vaksinimi duhet të marrë aprovimin e FDA dhe firmën e CDC.

“Lajmi i mirë lidhur me vaksinat është se nëse zotëron një nivel të lartë antitrupash, gjë të cilën e mundëson doza përforcuese, mund të jeni të sigurtë që jeni të mbrojtur nga çdo variant.”, u shpreh Fauci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments