Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNuk i respektoi masat, mbyllet lokali i deputetes së VV-së

Nuk i respektoi masat, mbyllet lokali i deputetes së VV-së

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke mbyllur çdo lokal i cili nuk është duke respektuar masat anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e këtyre lokaleve është edhe ai i deputetes së Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.

Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit të deputetes së VV-së, i është vënë dryri.

Gazeta ka siguruar edhe fotografi, ku shihet letra e vendosur në derën e këtij lokali, e ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments