Saturday, November 23, 2024
HomeLajme1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në...

1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Që nga gjysma e dytë e muajit gusht në Kosovë, është rritur dukshëm numri i rasteve të vdekjeve dhe rastet pozitive me COVID-19.

 

Situatë e rënduar është duke u paraqitur edhe nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

Një mijë e 233 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor nga COVID-i, nëpër të gjitha spitalet e përgjithshme të Kosovës.

Një mijë e 115 nga pacientët janë të konfirmuar pozitivë me virus, një mijë e 38 janë me oksigjenoterapi dhe 83 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments