Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDren Doli propozohet për ambasadorë në Mbretërinë e Holandës

Dren Doli propozohet për ambasadorë në Mbretërinë e Holandës

Shumë ambasada të shtetit të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës kanë mbetur pa përfaqësues.

 

Që nga data 30 gusht, Kosova nuk ka ambasadorë në të shumtën e vendeve.

Njëri nga emrat e mundshëm për t’u emëruar ambasadorë i Kosovës në shtetin e Mbretërinë e Holandës është profesori i Fakultetit Juridik, Dren Doli.

Në një dokument tashmë të publikuar shihet emri i Dren Dolit, si i propozuar për Mbretërinë e Holandës.

Ndër të tjerash në këtë dokument theksohet se kandidati Doli plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit NR.03/L-004 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Dokumenti është përcjellur nga Ministria e Jashtme, saktësisht ministrja Donika Gërvalla-Schwars për Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments