Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBE reagon pas zhvillimeve në Mal të Zi

BE reagon pas zhvillimeve në Mal të Zi

Ngjarjet e fundit në Malin e Zi kanë shqetësuar Bashkimin Evropian i cili ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe distancim nga dhuna.

Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit”, vijon BE.

Ceremonia e përurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe është shoqëruar me konfrontime të dhunshme midis protestuesve dhe forcave policore.

Më herët, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian kërkuan uljen e tensioneve dhe dhënien fund të retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments