Saturday, November 2, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri: Nga nesër punëtorët e shtetit s’mund të hyjnë në vendin e...

Haziri: Nga nesër punëtorët e shtetit s’mund të hyjnë në vendin e punës pa konfirmim të vaksinës apo test PCR

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se pas takimit të mbajtur të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është marrë vendim që punëtorët e shtetit të mos futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinës apo test PCR apo antigjen.

 

Haziri ka bërë të ditur se deri tani 49131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.

I pari i Gjilanit nxori vendim që nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

“Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat”, thuhet në njoftimin për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments