Sunday, November 24, 2024
HomeSportTri kampionet olimpike të Kosovës nderohen në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes...

Tri kampionet olimpike të Kosovës nderohen në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes me Greqinë

Tri kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë nderuar nga tifozët në stadiumin Fadil Vokrri para takimin kualifikues për Kupën e Botës 2022 mes verdhekaltërve dhe Greqisë të dielën.

Kosova është duke u përballur me Greqinë në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në Prishtinë.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët dardanë i shpalosën një pankartë të madhe me imazhet e tri kampioneve olimpike të Kosovës.

Krasniqi dhe Gjakova iu bashkuan Kelmendit si kampione olimpike, pasi fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 gjatë kësaj vere në Japoni.

Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments