Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaATK mbyll biznese katërfish më shumë sesa vitet e kaluara, mbledh 50...

ATK mbyll biznese katërfish më shumë sesa vitet e kaluara, mbledh 50 milionë euro më shumë këtë vit

Bizneset kosovare po kontrollohen pothuajse në baza ditore se sa po i respektojnë masat e reja anti-covid.

Në shumë raste janë gjobitur, mirëpo më e rënda për ta është mbyllja totale e biznesit për 30 ditë.

Në cilin rast mund të ndodh kjo mbyllje ka treguar shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Duke para situatën me Covid-19 në vendin tonë, Kadriu thotë që nuk mund të ofrojnë siguri maksimale në ushqim për konsumatorët.

Një agjencion tjetër që po merret me bizneset në Kosovë, është edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Vetëm në kryeqytet janë mbyllur katër biznese dhe u është konfiskuara pasuria disa të tjerave, që i bie dhjetëfish më shumë raste nëse i krahasojmë me dy vitet paraprake.

Duke parë aktivitetin e kësaj agjencie, mund të imagjinohen edhe të hyrat që ka grumbulluar ky institucion.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi me 30 gusht në Kosovë e që do të zgjasin deri më 13 shtator, ku do të bëhet edhe rivlerësimi i tyre.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments