Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova​Shkelën masat antiCOVID-19, ndalohen pesë persona në Prizren

​Shkelën masat antiCOVID-19, ndalohen pesë persona në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar sot pesë persona, pasi të njëjtit kanë shkelur masën e vetizolimit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:50, pas marrjes së informatave nga pika kufitare e Bërnjakut se pesë persona nga fshati Dedaj, Prizren kanë shkelur masën e vetizolimit duke tentuar që ta kalojnë kufirin.

Në lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer në Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masave sipas ligjit antiCOVID-19.

Po sot, rreth orës 13:30, patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë inspektimit të salloneve të dasmave ka hasur në një organizim familjar dasme, në lagjen “Arbana”, rruga Prizren-Gjakovë.

Policia ka reaguar në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit, të cilit i është shqiptuar gjobë, ndërsa pronarit të sallonit të dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët e pranishëm janë shpërndarë.

Policia ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, përkatësisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, ku është raportuar një aheng familjar në një shtëpi. Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërndarë nga aty.

Policia rajonale në Prizren kërkon nga qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19, duke thënë se në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments