Aviokompani afgane “Ariaana Afgan Airlines”, ka rifilluar fluturimet brenda vendit duke arritur marrëveshje me tri kompani tjera rajonale, ka njoftuar kjo kompani, pasi që ekipi teknik i Katarit e ka ndihmuar të rimëkëmbët aeroporti i Kabulut, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët e interesuar mund të udhëtojnë nga Kabuli në drejtim të Heratit, Mazarit, Sharifi dhe Kandahar.

“Ariana Afghan Airlines është krenar që ka rifilluar fluturimet brenda vendit”, thuhet në kumtesën e publikuar në Facebook.

Në anën tjetër, ambasada e Katarit në Afganistan ka njoftuar se ekipi i tyre teknik ka arritur ta riparoj pistën në aeroport dhe të rifilloj fluturimet.

Ky aeroport kishte qenë i mbyllur për disa ditë, pasi që forcat amerikane braktisën vendin dhe i dhanë fund evakuimit të dhjetëra mijëra njerëzve.

Megjithatë në Afganistan kanë mbetur edhe disa mijëra që nuk kanë arritur të largohen, e tani po frikësohen se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët – për faktin se cilësohen si bashkëpunëtorë të perëndimit