Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKëto janë kafiteritë në Prishtinë që do të jenë të mbyllura deri...

Këto janë kafiteritë në Prishtinë që do të jenë të mbyllura deri më 13 shtator, thyen masat antiCOVID

Për dallim nga muaji qershor kur rastet e infektimit me COVID-19 ranë në 91 raste aktive gjithsej, muaji gusht ishte krejtësisht ndryshe sa i përket përballjes me koronavirus.

 

Derisa gjatë sezonit veror thuajse të gjithë lanë anash çështjen e COVID-19 dhe infeksioneve që shkaktohen nga ky virus, tashmë kjo çështje është kthyer përsëri në diskutimin kryesor.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe humbja e jetëve të shumta në vend bëri që Qeveria Kosovës të marrë vendim për rikthimin e masave antiCOVID. Vetëm brenda një jave në vend humbën jetën 147 persona.

Kësisoj në masat e reja Qeveria e Kosovës mori vendim sektori i gastronomisë të mund të funksionojë vetëm deri në ora 21:30 si dhe klientët të shërbehen në ambientet e terasës, e jo në atë të brendshëm.

Por shumë prej lokaleve në Prishtinë vendosën që t’i thyejnë këto masa.

Kësisoj gjatë të shtunës që lamë pas, zyrtarët policorë bashkë me inspektoratin gjobitën disa prej kafiterive ku nuk ishin respektuar këto masa, për një arsye apo tjetër.

Përpos gjobave që morën, lajmi.net mëson se disa nga kafiteritë e kryeqytetit janë mbyllur krejtësisht dhe nuk kanë të drejtë funksionimi nga data 2 shtator deri më 13 shtator.

Disa nga kafiteritë të cilat janë mbyllur nga aksioni i policës dhe inspektoratit janë “Dante” tek Rruga B në kryeqytet, “Mamunia 3” tek rruga C, “Lulu’s coffe & Wine” në rrugën Simon Shiroka.

“Host& Guest” me lokacion në Dragodan, “Winners” tek Bregu i Diellit.

Poashtu si pasojë e mos-respektimit të masave antiCOVID janë mbyllur edhe lokalet “Bo Bowling” në qendrën tregtare ‘Albi Mall’.

Mbylljes dy javore nuk i shpëtoi as “Hebs” tek rruga B, “Maroko” në Emshir, “Snooks” dhe “CheBar” tek kafet e vogla.

Për shkak të situatës së krijuar me mbyllje përfunduan edhe lokalet”: “Bon Vivant” në rrugën Rexhep Luci, “Daremoroccan tea room”, “Monroe”, “Lobby bar”, “Trade”, “Strip coffe” dhe “Journal”.

Duhet përkujtuar që për shkak të shëndetit publik është duke vazhduar inspektimi në sektoret publike dhe ato private në mënyrë që respektimi i masave antiCOVID të jetë në nivel dhe të pamundësohet përhapja edhe më e madhe e virusit COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend janë shënuar 21 viktima, në mesin e tyre edhe një 28 vjeçare shtatzënë.

Rreziku që është përçuar nga ky virus del të jetë mjaftë i lartë dhe kësisoj nuk mbeten pa u prekur asnjë gjeneratë, pavarësisht gjendjes së mirë shëndetësore të cilën e ka.

Në kuadër të shërbimeve spitalore në vend vazhdojnë të trajtohen mijëra qytetarë, e shumë prej tyre në oksigjenoterapi apo në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë vazhduar të bëjnë thirrje për vaksinim, edhe pse shumë prej qytetarëve vazhdojnë të jenë skeptik dhe hezitojnë të marrin vaksinën e krijuar për të larguar mundësinë e infektimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments