Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaFamiljari i dy viktimave nga COVID-19 në Rahovec: Gjendja në spitalin e...

Familjari i dy viktimave nga COVID-19 në Rahovec: Gjendja në spitalin e Prizrenit është tmerr

Nënë e bir nga Potoqan i Ulët nga Rahoveci kanë vdekur brenda një dite nga COVID-19.

 

Kunati, respektivisht axha, i viktimave, Hajdar Ahmeti, thotë se gjendja në spitalin e Prizrenit është tmerr dhe ,sipas tij, edhe nëse je mirë do të sëmuresh nëse shkon atje.

Ai bëri të ditur që nëna ka marrë trajtim katër ditë atje dhe djali gjashtë dhe të dy ishin me oksigjeno terapi, duke shtuar se nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Trajtimi atje është nën zero, nuk ka me thënë të drejtën pambuk që e qet gjakun edhe një ngjitës nuk e kanë, duhet me lanë të smutin me dalë me ble jashtë. Ne sa ditë kemi nejt, kom nejt vet i dyti, njoni kemi nejt jashtë e njoni kemi nejt përcjellës e ai me telefon thojke shko bleje. Duhet me ja qu se nuk mundesh me lon pa oksigjen”.

Ai bëri apel që institucionet të ndërmarrin diçka, sepse gjendja në spital sipas tij është katastrofë.

Ahmeti tregoi se viktimat kishin planifikuar që të vaksinoheshin dhe se nuk kishin sëmundje shoqëruese.

Viktimat nga fshati Potoqan i Ulët i Rahovecit që e humbën betejën me COVID-19 gjatë të shtunës ishin të moshës 61 vjeçare (nëna) dhe 39 vjeçare (i biri).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments