Friday, November 1, 2024
HomeSportMIlan, dyfish më shtrenjtë biletat për Champions së Inter

MIlan, dyfish më shtrenjtë biletat për Champions së Inter

Tifozët e Milanit janë në protestë pasi që kanë mësuar se biletat për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në San Siro do të kushtojnë dyfish më shtrenjtë se ato të Interit që luhen në të njëjtin stadium.

Dy gjigantët kanë të njëjtin stadium derisa Interi i referohet si Giuseppe Meazz kurse Milan San Siro dhe këtë sezon të dy klubet luajnë në Ligën e Kampionëve.

Kjo bën që tifozët të krahasojnë çmimin e biletave e që në kate rast ka ndryshim të mëdha.

Inter e fillon sezonin në Europë kundër Real Madridit më 1`5 shtator dhe biletat në sektorin Curva, me nivele të kaltra dhe gjelbra janë 48 euro.

Milan ndeshjen e parë e luan kundër Atletico Madridit më 28 shtator dhe biletat për tribunat e njëjta janë 119 euro.

Ky është çmim dyfish më i madh për të parë një ndeshje në të njëjtën garë, në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën ulëse.

Të dy klubet janë duke kërkuar që të rindërtohet kjo zonë e stadiumit, pra duke u bërë një ndërtim tërësisht i ri, që i bie se do të rrëzohet pjesa historike e stadiumit Meazza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments