Monday, November 25, 2024
HomeBotaPolicia iu bashkëngjitet qytetarëve në protestë në Mal të Zi

Policia iu bashkëngjitet qytetarëve në protestë në Mal të Zi

Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.

Në prag të protestave të sotme, disa oficerë policie hoqën uniformat dhe shkuan te qytetarët që bllokuan qasjet në Cetinje, nga drejtimi i Podgoricës dhe Budvës, në mënyrë që të parandalonin ardhjen e Patriarkut Porfir dhe klerit të KOS -it në fronizimin e Mitropoliti Janik në Manastirin e Cetinjes.

Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës po e kundërshtojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments