Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“Na këpute shpirtin, na ike e shkove në parajsë”, 34-vjeçari vdes nga...

“Na këpute shpirtin, na ike e shkove në parajsë”, 34-vjeçari vdes nga Covid-19

Një person në moshën 34-vjeçare nga fshati Gramaqel i Komunës së Deçanit ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’.

“Kurrë se besova se virusi do ta merr jetën, shumë u rujte prej virusit, por s’ja dole. Zoti njerin e mirë e merr ngat vetit”, bëhet e ditur në postim.

Lidhur me vdekjen e tij ka shkruar edhe një familjar tjetër i të ndjerit. “Ah CUK, na kpute shpirtin na ike e shkove ne parajs, e skemi qte bejm veq te qmallemi me kujtimet per ty dhe me dy Engjuj qe na i le”, shkroi ndër të tjera ai.

Përgjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të rasteve me koronavirus, ka njoftuar se në Kosovë për 24-orët e fundit janë shënuar 21-vdekje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments