Monday, November 25, 2024
HomeBotaMaqedoni, mbi 80% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar

Maqedoni, mbi 80% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar

Më shumë se 80% e të infektuarve dhe të atyre që janë të shtruar nëpër spitale në Maqedoni të Veriut, nuk janë të imunizuar kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se spitalet janë të stërmbushura me pacientë të pa vaksinuar. Ai bëri thirrje për vaksinim duke shtuar se ka doza të mjaftueshme të vaksinave. Deri më tash në vend me dy doza janë vaksinuar rreth 560,000 qytetarë.

“Përqindje e madhe e të diagnostikuarve të ri, më shumë se 80% e rasteve edhe ata që janë në spital janë të pa vaksinuar. Ky është problem jo vetëm tek ne por edhe në vendet e rajonit. Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë të pa vaksinuar. Vaksina është ajo që mbron nga forma të rënda të sëmundjes dhe nga përfundimi me vdekje dhe kjo është dëshmuar me studime. Për momentin ka mjaftueshëm doza vaksinash. Rreth 300.000 doza janë në dispozicion”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se me gjasë edhe vendi do të fillojë të aplikojë dhënien e dozës së tretë të vaksinës Pfizer, si mbrojtje më e sigurt kundër Kovid19.

“Ne patën mbledhje me përfaqësuesit e Pfizer para një jave ku folëm për planet e vitit të ardhshëm, i dëgjuam njohuritë e tyre rreth studimeve klinike, për dozën e tretë sepse Pfizer është kompani e cila është para me testimet . Të gjitha analizat shkojnë në atë drejtim që tregojnë se doza e tretë me shumë gjasa do të jetë e nevojshme megjithatë presim që këto analiza të zyrtarizohen”, pohoi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë ekzistencën në botë të mutacionit të ri të virusit korona i cili njihet si “mu”, por se nuk njihen karakteristikat e këtij lloji. Autoritete qetësojnë duke thënë se mutacionet e reja nuk duhet të na befasojnë, duke shtuar se masat mbrojtëse dhe vaksinimi mbeten si parandalimi më i mirë i përhapjeve edhe më të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments