Masat e vëna nga qeveria e Kurtit po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në kufi.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen kolonat e mëdha në pikën kufitare të Vërmicës.
Atje shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.
E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi madje edhe gjatë ditës.